• |
ide | kryesore

Prej 9 muajsh pa shtëpi nga tërmeti: Jemi të gjithë të sëmurë, s’ka për të ardhur njeri tek ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Angjelina Bregaj është një prej qindra familjarëve që prej 9 muajsh jetojnë në dramën e post- tërmetit të 26 nëntorit të 2019 që u shembi banesat.
Ajo prej kaq kohe ka shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dhe jeton në kontejner por vetë bashkë me bashkëshortin dhe vajzën janë të sëmurë, kurse vetëm një djalë e ka të të shëndetshëm.

Bregaj jeton në një ndërtesë ku banojnë edhe dy familje të tjera. Ishte ish- nënkryetarja e Bashkisë Lezhë që i vizitoi këto familje, dhe Angjelina Bregaj rrëfen se i kanë shkuar 5-6 komisione por asgjë s’ka ndodhur që prej atëhere.

Angjelina Bregaj: Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlersuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Doën, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner) . Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontenjerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështura, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

Vatë Bregaj: Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s’ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s’ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Pra unë dua, vetë si plak unë e kam hangër kashtën e samarit, unë rri edhe atje në mal një plastmas, po kam hallin e kësaj vajzës së vogël edhe djalit me epilepsi, edhe them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue.”



2 Comments

  1. OR YMER GELBAZA,KY EDI RAMA KETE GREGUN E KA DJALE APO VELLA OR BY**LEPIRES thotë:

    EDI RAMA JA JEP € 44 EDMOND BEGOS NJE TRAFIKANTI DROGE DHE MILIONA DOLLAR CARLO BOLES DHE YMER GELBAZA KELLIRES PER TE LEHUR SI ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA

  2. Te gjithe keta te mamurrasit, jane te semure vete i gjashte, jetojne me pensione dhe mendihma..Vec kur vijne ne Tirane me supermakina. Kane leke por pranojne te jetojne si qent se ndryshe shteti nuk i jep leket..keshtu i kane urdheruar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *