• |
ide | kryesore

Presidenti i Veronës, Setti: “Kumbulla është lojtar për 10 klubet më të mirë në botë”

-Instant, Sport



Maurizio Setti, presidenti i Hellas Verona, ka bërë llogaritë e merkatos së verdhebluve në një intervistë për La Nazione në të cilën është ndalur në vecanti për xhevahirin e skuadrës Marash Kumbulla: “Kemi shumë oferta, të gjitha klube të nivelit të lartë. Ne kemi besuar gjithnjë tek Kumbulla, duke refuzuar oferta vërtetë të rëndësishme kur ishte tek moshat: me mentalitetin që ka ai djalosh është për 10 klubet më të mirë në botë”.

Mbrojtësi shqiptar është aktualisht i dëmtuar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë me Kombëtaren e Shqipërisë në grumbullimin për dy ndeshjet e para të Nations League të kuqezinjtë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. 20 vjecari u dëmtua një ditë përpara se të niste grumbullimin përfaqësuesja shqiptare, madje për dëmtimin e lojtarit tekniku Edy Reja është njoftuar ndërkohë që ishte në konferencë për shtyp, për të bërë të ditur zgjedhjet e tij për dy ndeshjet ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *