• |
ide | kryesore

Roma tenton Depay, hollandezi bën rezistencë: pas tij fshihet Barcelona

-Instant, Sport



Ndërsa Roma e Napoli vazhdojnë të punojnë mbi shkëmbimin Under-Milik, në kampin verdhekuq nuk ndalen lëvizjet e merkatos në frontin ofensiv. E emri i dalë në orët e fundit i bën tifozët të ëndërrojnë, duke qenë se të con tek Memphis Depay: sulmuesi hollandez, në skadencë kontrate me Lione në 2021, mund të largohet nga Ligue 1 për të mbërritur në Kryeqytet.

Nuk është thjesht një ide, duke qenë se vetë Jean-Michel Aulas, presidenti i Olympique, e ka bërë të ditur në një intervistë për Telefoot: “Kontrata e Depay do të skadojë së shpejti e nëse Koeman e thërret tek Barcellona për të do të jetë e vështirë të refuzojë. Por mbi lojtarin është edhe Roma”.

E pikërisht, Barça pengesa kryesore në rrugën që e con 26 vjecarin në Serie A, duke qenë se tekniku i ri blaugrana do të kërkojë të rrethohet nga lojtarë që i ka stërvitur më parë tek Hollanda, por Roma mund të shpresojë, sidomos nëse i përzgjedhuri për të zëvendësuar Suarez do të jetë Lautaro Martinez.

Duhet bindur më pas edhe një ish-verdhekuq si Rudi Garcia, tekniku i Lion ka shprehur qartë pozicionin e tij: “E ndaluar të preket skuadra”. Por, duke konsideruar skadencën në 2021, për francezët të shesin këtë vit Depay do të ishte mënyra e vetme për të arkëtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *