• |
ide | kryesore

Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se të gjitha flluskat e gënjeshtrave për shkëmbime territoresh ranë me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, duke konfirmuar se nuk kishte thika pas shpine.

Thaçi thekson se Kosova po paguan shtrenjt vonesat pasi marrëveshja me Serbinë duhej nënshkruar 2-3 vite më parë dhe s’duhet të lejohet më që mentaliteti tribal të ndikojë në marrëveshjet që nënshkruhen.

”Gjatë këtij procesi, të vështirë, hasëm në akuza e konspiracione. Me formalizimin e marrëveshjes, këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme e paragjykuese. Ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit, kërkojini falje Kosovës. Ku shkuan gjithë ato gënjeshtra.
SHBA duhet të ketë rol udhëheqës. Të gjithë e kemi kërkuar. Ndodhi. Kërkuam marrëveshje në Uashington. Ndodhi. S’duhet të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shtrenjtë. Marrëveshja u vonua për 2-3 vite. ”- tha Presidenti i Kosoves.



5 Comments

  1. Kerkojini falje Kosoves thote. Kush e ka akuzuar Kosoven ? I akuzuari je ti qe bashke me liderin global

    dhe Vicic hartuat plane per ndarjen e Kosoves por s’u eci per shkak te qendrimit te palekundur te

    Gjermanise per te mos lejuar nje precedent te rrezikshem. Je ti qe duhet t’i kerkosh falje Kosoves.

  2. Tradhetari ka fytyre edhe te flasi.Mos provoko me shume o filoserb, se nuk ta harrojme as populi, as historia, tradhetite qe bere. Bej nje pastrim sado te vogel te CV tende duke pengu Minishengenin,po deshe te mbash afer ata votues qe ua ke shperla trunin,te katunit tend,dhe katundeve perreth,perndryshe PDK sdo kaloj as pragun ne zgjedhjet e tjera,njesoj si LDK e mbetur e Dulla kotit dhe titistit Mustafa

  3. Po ky palo burec po keshilltari tramp cfar sqaroi qe nuk eshte as administrata tramp dhe as une si keshilltare i tramp qe kerkuam korigjim te kufijve po jan Gjarperi dhe Vici i serbis o palo bure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *