• |
ide | kryesore

Abazoviç: Rama përkrahu hapur diktatorin e fundit të Europës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç komentoi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

“Ç’të them. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç nga pozita e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” – deklaroi Abazoviç.

Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.

“Të përkrahësh diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,” – tha Abazoviç.

Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen presione, nuk do të dorëzohet.

“Unë ndjej presion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar dhe e mundëm në mënyrë demokratike”.



11 Comments

  1. Akoma se di ti se ky gerdalla matuf km i Skipetareve eshte filo Serb mo. Ky maskara i degjeneruar eshte i shitur tek Serbet e Greket koke e kembe.Me tej per kete palaqo njeri eshte humbje kohe te shkruash.

  2. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

  3. Diktatorucet perkrahin njeri tjetrin, Fundja c’pret nga nje tradhtar i nje kombi? kur tradhton vet-veten imagjino c’mund ti bej nje shteti tjeter. I fik llamben.

    Historia Ramavirusit do t’ja nxije te gjitha fletet librit te tije politik te perziera me droge, mafie, beton dhe garipa e gjela ne perlamentin e derrave Shqiperi.

    Qendrojni larg kesaj specie primitive qe vetem kthen koken pas e te can XXXXX 24/7.

  4. Harruat te thoni se ky km plere eshte me i degjeneruari i te degjeneruarve ite gjitha koherave , Esat Toptani i dyte.??????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *