• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë-Himarë, një person humb jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Piqeras, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia njofton se një makinë tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën, ku ka mbetur një person i vdekur.

Viktima është identifikuar si Armand Asllani, 34-vjeç banues në Durrës, ndërkohë që dy pasagjerët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë thotë policia 

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *