• |
ide | kryesore

Ambasadori Soreca: 10 milionë euro në dispozicion të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian po përgatit 10 milionë euro për të ndihmuar vendin tonë në luftën ndaj Covid-19, ndërsa deri tani i ka dhuruar Shqipërisë 20 respiratorë dhe 10 mijë testime. Në fjalën e tij, ambasadori Luigi Soreca tha se javën e ardhshme do të sjellin edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Më lejoni që të falënderoj ata  mjekë dhe infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte. Faleminderit për punën e palodhur që keni bërë, për këtë sakrificë që po e bëni dhe do vazhdoni ta bëni. Faleminderit për të gjithë ata epidemiologë, në emër të BE ne jemi krenarë për gjithçka që ju keni bërë.

Më lejoni t’ju them që në sajë të kësaj emergjence që po përballet e gjithë bota, ne kemi përshtatur edhe programin tonë duke bërë të mundur edhe 10 mln euro që do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar ato aspekte që janë të rëndësishme në luftën kundër covid për ti ardhur në ndihmë gjithë komunitetit. E kemi filluar këtë punë me një sasi prej 20 mln euro duke i ardhur në ndihmë komunitetit LGBT dhe fëmijëve me aftësi”, tha ambasadori Soreca.

Në fund ambasadori i bëri apel qytetarëve shqiptarë që të jenë vigjilente dhe të respektojnë të gjitha masat.



8 Comments

  1. Te kuptohemi – asgje nuk eshte ne dispozicion te Shqiperise, por ne dispozicion te organizates grup i strukturuar kriminal neokomunist, i vetquajtur ‘Rilindja’!

  2. JEPJANI KINES TE NA BJERI CA TAMPONE QE TREGOJNE POZITIV SIDO QE TE JETE PERSONI.KY ESHTE MASHTRIMI I FUNDIT ME LESHVIRUSIN QE KA PLAS GJHITHANEJ.

  3. JEPJANI KINES TE NA SJELLI TAMPONE QE TREGOJNE VETEM POZITIV SIDO TE JETE PACIENTI. KY TAMPON TREGON MASHTRIMIN E KTIJ LESHVIRUSI. SKANDALI I KTYNE TAMPONEVE KA PLAS GJITH BOTEN PO JU MEDIAT TONA QE MATNI EDHE SA I KAN CICAT” KENGTARET” NUK I BOTONI KTO SKANDALE

  4. Pse nuk thoni bastard …borxh?! Nga te cilat 2/3 do i ndajn …ata qe i ndajn gjithmon njeri pas tjetrit. Sa te ” pavarur dhe sovran” iliret. te na beje ndonje emision kocaqia me memen e topit qe te kalojn shqipot pak ne delir per paraardhesit.

  5. O sorre o katunar, vesh me armani. Futi ne bythe milionat.
    Aq ka vetem niko pelesh bythe me miell serb. Robt ku ti kesh. Mos harro ti shtrosh qylymin e kuq moterqiravekomuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *