• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa statistika që tregojnë numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri për banorë krahasuar me vendet e rajonit, gjithashtu ka nënvizuar nivelin e pakënaqshëm të pagave. Për këtë ai ka akuzuar drejtëpërdrejtë qeverinë dhe kryeministrin Rama.

“Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të stafit mjekësor gjatë viteve të fundit, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët”, shkruan Basha.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

“Pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës. Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është dhe paga më e ulët në rajon.Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë). Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë dhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga coronavirus, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja Covid mbeten pjesë e propagandës ndërsa në disa raste personeli shëndetêsor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara”, shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu premtoi rritjen e pagave të mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.

 

 



3 Comments

  1. Po sikur e nxorret nje here kete lajm para 3 javesh , dhe para 6 javesh , dhe praa 9 javesh, ……… ??

    Bravo… keshtu mbahet elektorati i karikuar cdo dite .
    Duan ferra gomeret te te qendrojne besnike.

  2. Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi Abi (siç njihet ndryshe), nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

    Kompleksi i ndërtuar nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro.

  3. Edhe per 2 muaj e realizoi normen e opozitarizmit ky kryeopozitari. Ku do futet Rama pas ketij lajmi

    shokues ? Hajde opozite haaaaaaaaajjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjddddddddddddeeeeeeeeee. U dhjefte gomari

    ne opozitarizmin qe beni. Qe nga korrupsioni i pashembullt, qe naga pasurimi i paskrupullt i nje

    kupole, qe nga shkaterrimi i shtetit e grumbullimi i pushteteve ne nje dore per te zezen e shqipetareve

    qe nga burgosja e dhjetera mijera kryefamiljareve qe spaten mundesi te paguajne faturat e energjise

    apo per ndonje riparim, qe nga prishja selektive e mijera banesave per te krijuar sheshe ndertimi per

    oligarket e kriminelet e lidhur me pushtetin rilindas ,qe nga detyrimi per tu larguar i qindra mijera te

    rinjeve nga atedheu i tyre se atedheu u be prone rilindasve vampire etj, etj,etj qe duhen nete dimri

    per ti permendur te gjitha bemat dhe gjemen qe i bene Shqiperise dhe shqiptareve -ky kryeopozitari

    permende ate gje per te cilin KM dhe Rilindja s’kane asnje lloj faji apo mekati. Si do ti ndaloje ai

    mjeket apo infermieret pa u larguar drejt nje jete profesionale dhe page dukshem me te larte.? Apo

    te fuse nenin per tradheti ndaj atdheut si ne kohe te xhaxhit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *