• |
ide | kryesore

David dhe Victoria Beckham, të infektuar me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me coronavirus, ndërsa ishin në Los Angeles, Kaliforni, në fillim të muajit mars.

Sipas një raportimi të ri,David dhe Viktoria , kishin frikë se ishin ‘ përhapës’ pasi gjithashtu disa prej stafit të tyre ishin të prekur me COVID-19.Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë, më 11 mars përpara nisjes së ekipit të ri të Davidit, Inter Miami, në Florida.Sipas mediave te huaja kur David  ishte në Miami filloi të ndihej keq, së bashku me Victoria-n që kishte  dhimbje të fytit dhe një temperaturë më të lartë.Një burim pretendoi se disa nga ekipi i Beckham, duke përfshirë këtu shoferë, truprojë u sëmurën, madje disa prej tyre ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.“Victoria me të vërtetë ishte në panik”, vazhdoi burimi – duke shtuar se e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.Pas rikuperimit të tyre nga COVID-19, Victoria dhe David thuhet se kishin bërë teste për të siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *