• |
ide | kryesore

Diskutohet zgjidhja e kontratës: 10 milionë euro komplikojnë divorcin mes Juventus e Higuain

-Instant, Sport



Ka nisur tashmë zyrtarisht lamtumira e gjatë e Gonzalo Higuain nga Juventus. Pasi tekniku Andrea Pirlo e nxorri jashtë projektit të ri bardhezi, vëllai-menaxher i Pipita, Nicolas, ka mbërritur në Itali për të diskutuar ndarjen, pak a shumë konsensuale. Sulmuesi argjentinas ka ende një vit kontratë para skadencës e për këtë po vlerësohet zgjidhja e saj.

Tratativa, sidoqoftë, do të jetë delikate e jo e shkurtër sepse në lojë janë disa milionë euro: ato të rrogës, 7,5 plus 1,5 të tjerë “të ngrirë sezonin e kaluar për shkak të Covid, e ato të një dalje të mirë të mundshme. Higuain nuk ka ndërmend të bëjë ulje e do të mbajë të njëjtën linjë deri në fund, por kontaktet e para me drejtuesit bardhezinj e stafit të tij duket se kanë qenë pozitivë. Në të ardhmen e ish-sulmuesit të Real e Napoli, është Mls e më saktësisht Inter Miami, që ka firmosur edhe me Blaise Matuidi.

Fundi megjithatë është i shkruar: Higuain do të largohet nga Torino një vit para kohe. Pasi fitoi dy tituj kampionë e i shkoi afër Champions League edhe falë shumë golave, 48, të realizuar në katër vitet e tij mes dashurisë e urrejtjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *