• |
ide | kryesore

Drama e Zaniolos në 2020-ën, shtatë muaj të tjerë jashtë: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”

-Instant, Sport



Menjëherë pas dignozës së tmerrshme që konfirmoi këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë e që tani do ta detyrojë në një tjetër ndalesë të gjatë, pas këputjes së kruciatit të gjurit të djathtë në janar gjatë ndeshjes me Juventus në Olimpico, Nicolò Zaniolo i ka falenderuar të gjithë në Instagram. “Për shumë njerëz që më pyesin si jam tani, në mëngjes kam kryer vizitat e kontrollit që kanë evidentuar këputjen e ligamentit të kruciatit të gjurit të majtë! I falenderoj të gjithë, si tifozë të Romës ashtu dhe të tjerë, për mbështetjen… do të kthehem shpejt!”.

Në moshën 21 vjecare, Zaniolo duhet të përballet me një tjetër kalvar të gjatë, pas atij dëmtimi në Roma-Juventus në fillim të vitit, kur gjuri i djathtë u dorëzua pas një inisiative të mrekullueshme personale me një seri driblimesh ndaj kundërshtarëve. Edhe një herë gjuri, këtë herë i majti, ka lëshuar në një kontrast me Van de Beek e për romanistin sezoni që duhet ende të nisë e që të con në Europian bëhet i vështirë. Nëse gjithcka shkon mirë, rikthimi në fushë do të ndodhë në mars, në kohë për të tentuar rikuperimin e formës për të mos humbur takimin më të rëndësishëm: Euro 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *