• |
ide | kryesore

“Dushi me Mourinhon më ndryshoi konceptin”: Lampard tregon episodin e sikletshëm

-Instant, Sport



Gjatë ‘podcast’-it High Performance, Frank Lampard, tekniku aktual i Chelsea, ka folur, ashtu si bën të ditur The Sun edhe për një episod intersant që ka ndodhur në të kaluarën me José Mourinho, në kohët kur të dy ishin tek Blues: portugezi si trajner e anglezi si lojtar. Bëhet fjalë për një dush shumë të vecantë së bashku, që “hapi sytë” e të riut për mënyrën e të trajnuarit.

Episodi i treguar nga Lampard e që i referohet një momenti shumë të vecantë, kur ai e Mourinho ndodheshin tek Chelsea. Ish-mesfushori ishte akoma lojtar e një ditë, gjatë dushit në dhomat e zhveshjes, edhe portugezi i bashkua me të. “Besoj se ishte një mënyrë absolutisht e rëndësishme për të stërvitur. Më ka dhënë atë që kisha nevojë për të bërë mirë. Një shtytje për të qenë në majë”, ka shpjeguar Lampard mbi raportin me Special One. “Ndonjëherë vazhdojnë e më pyesin për atë episod. Imagjinoni skenën, unë e Mourinho nudo në dush që flasim për futboll e gjëra të rëndësishme ndërsa lahemi. Mendoj se ishte një gjë e bukur në realitet sepse më bëri të kuptoj një mënyrë të vecantë për tiu patur impakt në trajnim nga ana e një tekniku. Nuk ishte një bisedë në zyrë, të dy ulur mbi një karrige. Më tha se isha më i miri në botë, por e dinte se nuk isha e me shumë mundësi as nuk e mendonte vërtetë. Por sidoqoftë më hapi sytë mbi botën në të cilën futet trajneri. Një tjetër trajner bëri ekzaktësisht të kundërtën e asaj që bëri Mourinho e nuk ishte pozitiv. Kështu, ai moment ishte vërtetë i bukur e i nevojshëm për karrierën time si lojtar e trajner”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *