• |
ide | kryesore

Zbardhen prapaskenat/ Çfarë u ndryshua në dëm të Kosovës në ‘marrëveshjen” e Uashingtonit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tani nuk përbën më habi për askënd, se interesat e fushatës elektorale të Trump i keqpërdorën në mënyrën më të turpshme, liderët e Kosovës dhe Serbisë, duke i detyruara të nënshkruanin mbi një tekst që nuk e kishin njohur dhe konsultuar më parë. Ndonëse presidenti kosovar Thaçi paranoi të hënën në “Open”, në në mbi 90% të saj drafti që u firmos të premten e shkuar ishte i njëjtë me atë që ai kishte në duar në qershor, kur Gjykata speciale i ndërpreu udhëtimin për në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk pranoi të komentonte nëse aty gjendej dhe pika e zhvendosjes së ambasadave kosovare dhe serbe në Jeruzalem (një konflikti i madh mes BE, vendeve Arabe dhe administratës së Trump), por pranoi se në draft ka qenë e përfshirë e fmashmja pika 10, për njohje reciproke, e cila u fshi si pasojë e kundërshtimit të fortë të Serbisë.
Lapsi.al ka kontaktuar në mënyrë konfidenciale me një nga anëtarët e delegacionit të Kosovës që ka qenë prezent në të gjitha takimet e Uashingtonit dhe është informuar prej tij për ato pika që ndryshuan në dëm të Kosovës. E para dhe më e rëndësishmja është pika e imponuar nga Vuçiç, për të pranuar idenë e minishengenit ballkanik, madje duke e emërtuar me të njëjtin emër me të cilën e pagëzuan në marëveshjej treshe Rama, Vuçiç dhe Zaev. “Kjo pikë nuk ka qenë në draftin e mëparshëm të qershorit -, tregoi burimi ynë. Pothuajse i gjithë spekrti politik kosovar e ka kundërshtuar atë dhe si presidenti ashtu edhe kryeministri i Kosovës kanë refuzuar të marin pjesë edhe në takimet e Novi Sadit edhe në ato të Durrësit. Ka një konsensus në Prishtinë se krijimi i kësaj hapsire të qarkullimit të lirë të njerzve dhe mallrave i shkon në favor Serbisë. Por kryeministri Hoti nuk kishte këllqe ta kundërshtonte këtë pikë që është shtuar gjatë periudhës kur u vendos se qe ai që do ti udhëhiqte negociatat. Me gjithë se pothuajse të tëra partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë nuk kanë qenë partizane të Mini shengenit, Hoti shkeli mbi veten dhe e firmosi nën diktat kërkesën e Vuçiçit” vazhdoi burimi ynë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Dy marioneta në fushatën e Trump

Një tjetër pikë, fotot dhe pamjet filmike të së cilës kanë bërë xhiron e globit është futja e Izraelit në marrëveshje dhe çudia e presidentit serb Vuçiç, se si kishte hyrë ajo klauzolë në draftin që ai do të nënshkruante. Por me e rënda për Kosovën qe se në këmbim të njohjes nga shteti herbre, ajo do të detyrohet të çojë ambasadën e saj në Jeruzalem, qytetin e shenjtë të cilin e pretendojnë të gjitha palët. Përpos administratës Trump dhe planit të paqes Izralel – Palestinë të mbrojtur nga dhëndri i presidentit amerikan Kushner, as bashkimi Europian dhe as vendet e rajonit nuk pranojnë të njohin Jeruzalemin (por Telavivin) si kryeqytet. Prandaj pranimi i një hapi të tillë, që e shndërron Kosovën si mish për top në betejën e të mëdhejve nuk do të kalojë pa pasoja. Pavarësisht nga kjo “kryeministri Hoti nuk kati asnjë mëdyshje për të nëshkruar këtë pikë që ia kishin imponuar amerikanët pa e pyetur” thotë burimi ynë.

Pika tjetër dhe ndoshta më problematikja është ajo e mosmarrëveshjeve lidhur me liqenin e Ujmanit i cili për funksionet që kryen është i barabartë me ekzistencënose jo të shtetit të Kosovës. Kryeministri Hoti ishte i gatshëm ta nënshkruante ashtu sikurse e donin serbët dhe sikurse bënin presion amerikanët që donin me çdokusht një marrëveshje: pra se pika që parasheh ndarjen e resurseve të Liqenit të Ujmanit mes Kosovës dhe Serbisë duhej të mbetej e pandryshuar. Sikur të mos kishte qenë presioni i Ramush Haradinajt për këtë surprizë të papritur dhe kërcënimi me prishjen e koalicionit, i binduri, Avdullah Hoti, do ta kishte nënshkruar edhe këtë pikë. Por për fat të mirë ajo u shty për një kohë tjetër duke futur në mes ndërmjetësimin amerikan. “Vetëm pas insistimit të Haradinajt, pika që parashihte ndarjen e resurseve të liqenit mes Kosovës dhe Serbisë u riformuluan në këtë mënyrë më të pranueshme:”Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe me entitet e qeverisë, në fizibilitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë” thotë burimi i Lasi.al.

Analiza/ Kosovë – Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Pra në konkluzion mund të thuhet se në samitin pa marrëveshje të plotë të Uashingtonit, Vuçiç arriti të shmangë pikën 10 për njohjen reciproke, arriti ta detyrojë Hotin të nënshkruajë mini Shengenin dhe shpëtoi në minutat e fundit pa marrë edhe ndarjen mes dy shteteve të Ujmanit. Ai si dëm kolateral, pranoi vetëm zhvendosjen e ambasadës në Izrael. Ndërsa Avdullah Hoti, pranoi mini shengenin, përpak vuri në rrezik çështjen e liqenit të Ujmanit, e cila falë ndërhyrjen nga Prishtina u shty për më vonë dhe rrezikoi të krisë marëdhëniet me BE-në, Erdoganin dhe botën arabe, falë premtimit për të zhvendosur selinë diplomatike në “tokën e shenjtë”.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Ma e bukra eshte se ky qendrim, me falni per shprehjen ” i dhi” i kryeministrit te kosoves ky e shet ne Kosove si mall i cilesise speciale. Ma zi nuk i kam pa ndonjehere politikanet e kosoves.

  2. PD del blof, familja e Nik Prendit është trajtuar me bonus qiraje, Bashkia: Po bëni fushatë me fatkeqësinë

  3. Sikur s’ka sens qe Haradinaj kundershtoi fort ndarjen e liqenit te Ujmanit dhe nuk kundershtoi po aq fort “mini-shengenin”.Haradinaj detyroi edhe Thacin te mos e pranonte ftesen si vezhgues ne raundin e dyte,ne Durres.
    Prandaj boll nxorret klecka qe nuk egzistojne.
    Ndersa per ambasaden shume mire bejne,si nje pergjigje ndaj Palestines qe refuzon fort ta njohe Rep. e Kosoves.Shqiperia ishte nder vendet e para ne Bote qe e njohu shtetin Palestinez dhe hapi edhe Ambasade.

  4. DULLA KOTI ESHTE KOT FARE ,DO TE DOJA TE FUTJA NE DHOME ME YMER GELBAZEN DHE BATON HAXHIUN DHE RICHARD GRENELL thotë:

    DONALD TRUMP E PERDHUNOJ DULLA KOTIN SI LAVIRE NE RRUGE

  5. Me pak fjale ishte nje marveshje totalisht ne dem te Kosoves. Nuk i solli asnje te mire. Te na rroje shbaja çuna se jemi kthyer ne protektorat te tyre per mos thene koloni. Çdeshirojne dhe duan ata behet, se per te vendosur vet mbi çeshtjet tona as qe behet fjale.

  6. Ne bejm minishengen per te dale serbia ne det, nderkohe serbia sapo firmosi me shqiperine dhe maqedonin u be pjese e forumit ekonomik te rusise dhe euroazise per tregetiti te lire. Dmth shqiperia dhe tashme kosova indirekt i kane hapur rrugen tragetare dhe ekonomike rusise nepermjet serbise ne te gjithe ballkanin dhe adriatik. Ti gezojme marveshjet se mbare e kemi siç po shkon puna.

  7. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

  8. Nuk e kam kuptuar Bushatin pervecse per “simpatine” per Kurtin, dhe “antipatine” per Ramen c’fare e shtyn te kundershtoje Minishengenin..?! Per ate qe perkrah idene e inegrimit Eu, nje qendrim i tille eshte diletant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *