• |
ide | kryesore

Flet Vuçiç: Pse nuk mund t’i bija me shqelm karriges përballë Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar mbi debatet që ka ngjallur fotoja e tij i ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ishte nder për të që të bisedonte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”, – ka deklaruar ai në një intervistë për “Avaz”.

“Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: “Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige.

Tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige”. Kjo nuk është në natyrën time”, – ka thënë Vuçiç. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ti je ai “qingji” i mire qe pi nga shume nena. Dole i fituar gjithesesi nga qendrimi ne ate karrige dhe do shperblehesh nese trampi fiton serish.

  2. Si shume vende te tjera ne rajon Serbia ben cfare t’i dale per te mbijetuar sepse e di qe nuk eshte mjaftueshem e rendesishme per t’u mbeshtetur pa rezerva as per Rusine, as per SHBA-ne e as per Europen. Por ne rastin e Vucic sec kam nje dyshim qe mund te kete bere edhe ndonje pazar ngushtesisht personal. Eshte shume e ekzagjeruar perulja ndaj karrikes perballe qe para 20 vjetesh mori vendimin per t’i bombarduar. Ne syte e serbeve besoj eshte simbolikisht shkaterruese.

  3. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *