• |
ide | kryesore

Gjyshja ndërroi jetë, nipi dhe mbesa mbeten rrugëve të kampit ku ishte Alvini në Siri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eva dhe Endri Dumani, dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, nuk e kanë më atë që e cilësonin si engjëllin mbrojtës.

Gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ka ndërruar jetë pak ditë më parë, duke i lënë motër e vëlla, tashmë në vetmi të plotë për tu përballur të vetëm me vështirësitë në atë kamp. Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.

“Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”.

Eva është ajo e cila sa herë mundet të gjej një telefon celular dërgon mesazhe zanorë dhe tekste nënës dhe dajës, përmes të cilave në mënyrë konstante kërkon të dijë se çfarë është duke bërë shteti shqiptarë për ti riatdhesuar.

“Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri? A do të na marrin apo shteti s’ka reaguar fare?”. Këto janë vetëm disa prej mesazheve në një kohë kur kanë mbetur vetëm dhe maksimalisht të rrezikuar në Al-Houl cilësuar si laborator i ISIS, nën kontrollin e ushtrisë kurde. Ky është mesazhi më i fundit zanor i Evës që disponohet nga Top Channel.

Eva: Alo daja Xhetan ne rrimë me gjithë Shqiptarët ku janë gjithë shqiptarët jemi edhe ne. Për ne mos u bëni merak. Ne jemi shumë shumë mirë, ama nuk mundemi me fol përditë se nuk I kemi mundësitë me fol përditë….mos u bëni merak….mos u bëni merak Endri është shumë mirë. Është mërzit pak për nënën ama ne mirë jemi.

Hallet e tërmetit dhe më pas pandemia që pllakosën Shqipërinë, e shuan vëmendjen ndaj grave dhe fëmijëve shqiptarë në atë kamp të Sirisë. Është koha që në emër të humanizmit qeveria të ristarojë përpjekjet e riatdhesimit të tyre. Nuk është aspak e lehtë por jo e pamundur. /TCH



1 Comment

  1. Po gjithe ato leke qe ka bere pronarja e tope chanellit me pushtetin e rilindjes se beje sadaka e te veje ti marri me paret e veta te gjithe keta 80 hallexhinjte boll ja kerkoi kete shtetit te varfet te shqipove
    ja te shesi ate lamborxhinin ajo cupa e madhe apo ti heqi nja 100 te ftuar ne dasem cupa e vogel edhe u zgjidh edhe ky hall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *