• |
ide | kryesore

Hulk mohon se e ka tradhëtuar ish-gruan me të mbesën: “Ajo më trajtoi si monstër”

-Instant, Sport



Sulmuesi brazilian, Hulk, ka pranuar se ka tradhëtuar gjatë martesës me ish-gruan, Iran Angelo, por ka mohuar se e ka tradhëtuar atë me mbesën e saj, me të cilën ka tani një lidhje. Hulk ka kritikuar ish-gruan se e “ka trajtuar si një monstër“.

“Nuk kam patur kurrë një relacion me Camila kur isha i martuar. Jam një burrë. Nuk isha i lumtur me martesën time e kisha arsye të panumërta. Donte vetëm statusin e gruas së Hulk. Kur takova Iran, isha 21 vjec, sot jam 34. Camila është 32 vjec. 13 vjet më parë, Camila ishte 19 vjec; Iran në atë kohë ishte 39“.

Hulk – që luan për Shanghai SIPG – ka pranuar se ai e Iran ishin të ndarë prej më shumë se një viti kur nisi relacionin me Camila. Futbollisti ka shpjeguar: “Camila erdhi në Kinë. Nuk besoj se jam një person i shëmtuar e jam i ri. Camila është e re dhe shumë e bukur. Përfunduam duk u përfshirë. Ishim single“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *