• |
ide | kryesore

Komisioni i Posaçëm për anëtarët e KQZ, Vasili në selinë blu për të diskutuar për përfaqësuesin e opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SELIA-BLU.jpg



Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shkuar në selinë e PD një ditë pasi Ruçi drejtoi letrën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së. Vasili është pritur në seli nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të diskutuar për këtë çështje.

Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe struktura e KQZ riformatohet por në të njëjtën kohë edhe mënyra e përzgjedhjes së tyre.

Pikërisht do të jetë një Komision i Posaçëm Parlamentar që do të zgjedhë këta anëtarë me konsensus.

Secila palë politike do të ketë përfaqësues në këtë komision, madje me marrëveshjen e arritur edhe vetë Opozita e Bashkuar pavarësisht se ka braktisur parlamentin. Një përfaqësues do të ketë Opozita e Bashkuar dhe Vasili së bashku me përfaqësues të PD janë mbledhur sot për të diskutuar për emrin.



1 Comment

  1. Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi Abi (siç njihet ndryshe), nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

    Kompleksi i ndërtuar nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *