• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në moshën 17-vjeçare grimieri Ethan Peters

-Instant, Paparazzi, Slider



Grimieri dhe influenceri i YouTube Ethan Peters, i njohur si ‘Ethan Is Supreme’, ka ndërruar jetë në moshën 17 vjeçare.

Babai i Peters, Gerald Peters, e ka konfirmuar vdekjen e të birit në një deklaratë për Fox News të dielën pasdite.Peters, i cili e gjeti djalin e tij në të shtrirë në dhomën e gjumit rreth orës 11 të mëngjesit, tha se shkaku i vdekjes së tij është mbidoza e drogës edhe pse akoma nuk është lëshuar një vendim zyrtar.“Ai nuk donte asgjë tjetër përveç se t’i frymëzonte, t’i bënte njerëzit të qeshnin dhe të hiqnin kufijtë e asaj që është e pranueshme në botën tonë për të gjithë të rinjt”, tha babai për Fox News. Peters filloi karrierën e tij në YouTube më 24 prill të vitit 2017. Deri në vitin 2019, ai grumbulloi më shumë se gjysmë milion ndjekës në Instagram dhe më shumë se 140,000 abonentë në YouTube.Dyshohet se së fundmi Ethan  kishte probleme me drogën, pasi shpesh ka qenë pre e bullizmit për shkak të orientimit të tij seksual.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *