• |
ide | kryesore

OKB i kërkon Rusisë të hetojë helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse

Planet



Kombet e Bashkuara i kërkojnë Rusisë që të bashkëpunojë në hetimin e plotë, transparent dhe të pavarur në lidhje me helmimin e Alexei Navalny, ish-udhëheqësit të opozitës ruse.

Zyrtarja e lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Michelle Bachelet, kërkoi që ky rast të hetohej deri në fund pasi ekspertët gjermanë thanë se ata kishin prova të qarta se agjenti Noviçok ishte përdorur për të helmuar Navalnyn.

“Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën e tyre”, u shpreh Bachelet.

Navalny u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital, në Siberi, para se të evakuohej në Berlin.
Bachelet e cilësoi si shqetësuese numrin e rasteve të helmimit, ose formave të tjera të vrasjes brenda Rusisë apo dhe në tokë të huaj.

“Dështimi në shumë raste për të siguruar drejtësi për viktimat ose familjet e tyre, është për të ardhur keq dhe i vështirë për t’u shpjeguar ose justifikuar,” tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *