Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është përzjedhur si përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Opozita e bashkuar i është përgjigjur konkretisht letrës së Ruçit për Komisionin Parlamentar që do të përzgjedhë edhe 12 anëtarët e rinj të KQZ-së së re.
Në letrën e shkruar nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se Bylykbashi i cili ishte dhe i mandatuari i PD për në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin Parlamentar.
Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ do të ketë 12 anëtarë në 3 nivele, dhe ata do të përzgjidhen nga ky Komision, që do të ketë nga një përfaqësues për çdo palë poltike.
Pavarësisht se Opozita e Bashkuar e ka braktisur parlamentin, nëpërmjet marrëveshjes mazhorancë- opozitë, një përfaqësues do të jetë në Komision.