• |
ide | kryesore

Shpërthen gajasja me Rudina Magjistarin: Jo vetëm gafaxhie, por super servile (Mos e humbni videon)

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Rudina Magjistari, është vënë shpesh në shënjestër për gafat që bën gjatë emisioneve të saj, por këtë radhë përpos lapsuseve ajo është vënë në shënjestrën e rrjetit edhe për një servilizëm të pështirë. Ajo kishte ftuar në hapjen e emisionit të saj kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili mezi priste të nxirte kokën në ekrane në hapjen e sezonit të ri televiziv. Duke dashur të ti bëjë furçe më shumë sesa i ban kapaciteti, kryebashkiakut për rikontruksionin e shkollës ‘Sami Frashëri’, e cila u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, Rudina tha: “Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat! Një herë që të ka pasur ty nxënës (ky po që është një super fat) dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do kërkojnë të gjitha shkollat të bëhen si Sami Frashëri…”.

Kaq u desh që në rrjetet sociale të plaste gallata e madhe me Rudinën, ndihmuar edhe nga fakti se këtë radhë gafa e saj i skonte fiks personazhit për të cilin ajo po fliste.

©Lapsi.al  

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *