• |
ide | kryesore

Të gjithë të mendur për Locatelli: Juventus sfidon Conten, por Sassuolo nuk e lëshon

-Instant, Sport



Në moshën 22 vjeçare ka bërë debutimin me Italinë. E cfarë debutimi! Për Manuel Locatelli ai kundër Hollandës ka qenë një përfaqësim që meriton superlativa, e fundit nga ato që mesfushori i Sassuolo ka treguar në këtë sezon në rritje të vazhdueshme (teknike, fizike, karakteriale) që nga njëra anë duhet ti kenë shkaktuar keqardhje Milanit (ku Manuel është rritur para se të shitej në klubin emilian) e nga ana tjetër i kanë siguruar favorin e interesimit të Juventus e Inter. Bardhezinjtë, të impenjuar tashmë të zgjidhjen cështjen e sulmuesit, kanë provuar disa herë të ndërtojnë një tratativë me drejtorin e përgjithshëm të Sassuolo Giovanni Carnevali: Locatelli i pëlqen Pirlos, por problemi është muri që kanë ngrityur rreth tij verdhezinjtë, që nuk janë të gatshëm të zbresin nën një vlerësim prej 40 milionë.

Shifër e lartë, duke patur parasysh edhe momentin e futbollit në përgjithësi. E të njëjtën pengesë ka edhe Inter. Javën e kaluar, gjatë një takimi në Rimini, edhe administratori i deleguar interist Beppe Marotta ka diskutuar për Locatellin me Carnevali, duke i treguar interesimin e pareshtur të klubit zikaltër e teknikut Conte. Me këto shifra, e përballë dëshirës së Sassuolo për të mbajtur një tjetër vit lojtarin, tratativa më shumë se e komplikuar duket e pamundur. Por nga këtu, në 5 tetor, Juventus ka ndërmend të kthehet në sulm e të njëjtën gjë mund të bëjë Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *