• |
ide | kryesore

Vazhdojnë skandalet e përndjekjes/ 36-vjeçari ndjek hap pas hapi vajzën, më pas e godet me thikë në rrugë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë që përndiqej hap pas hapi nga një person, ka rënë pre e një sulmi me thikë nga ky i fundit.

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi pas perndjekjes se gjate qe i bente shtetases B. B., 30 vjeçe, te stacioni i autobusit i ka zënë pritë dhe e ka goditur me thikë.

Për fat të mirë vajza ka shpëtuar vetëm me plagë dhe pas mjekimit është larguar për në shtëpi.

Çfarë thotë policia 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë. 

Vazhdimisht komunikohen në media raste përndjekjesh në vend. Ky i fundit vjen pas një seri ngjarjes të tilla. Kujtojmë se vetëm një javë më parë një person u arrestua nga forcat e rendit pasi përndiqe një 28-vjeçare prej muajsh. Kjo e fundit kishte tentuar vetëvrasjen nga përndjekja. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *