• |
ide | kryesore

Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington, duke thënë se disa nga pikat e saj janë gabim dhe shkelin Kushtetutën e Kosovës.


Zyrtarë të Vetëvendosjes u ndalen kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit.


Ky liqen është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë.

Pjesa më e madhe e tij, përkatësisht 70 për qind, ndodhet në territorin e Kosovës, ndërsa 30 për qind në territorin e Serbisë.

“Për herë të parë, një kryeministër i papërgjegjshëm u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resureset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës”, tha Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media në Prishtinë.

“Ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, ai e bën një krim të madh”, tha ai.

Albulena Haxhiu, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në pikën 7 të marrëveshjes përmendet termi “ndarje” për Liqenin e Ujmanit.

“Termi ndarje që është përdorur në këtë marrëveshje ka kuptimin e pjesëmarrjes së Serbisë në pronësinë, kontrollin dhe menaxhimin e një pjese të këtij liqeni”, tha Haxhiu.

Sipas saj, kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin dy, paragrafin dy.

Konjufca po ashtu tha se marrëveshja e Uashingtonit përmban pika, që, sipas tij, i ka shtyrë përpara presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përse Qeveria e Kosovës pranon që të pezullohen përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare? Ky është një lëshim i madh. Neni 17, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Nënshkrimi i Hotit e shkel Kushtetutën e Kosovës”, tha Konjufca.

Në pikën e 15-të të marrëveshjes thuhet se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi kërkesat e saj për anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia, në këmbim, do të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet zonës së mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar.

“Gatishmëria e kryeministrit Hoti që të hyjë në zonën e lirë ekonomike, të propozuar nga Serbia, është po ashtu një gabim i madh”, tha Konjufca, për të shtuar se është “ëndërr e Serbisë për ta hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën”.

Konjufca po ashtu paralajmëroi hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës./REL/

3 Comments

  1. DULLA KOTI ESHTE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA ISA MORINA DHE HASHIM THACI,ASHTU SI YMER GELBAZA KELLIRA ,KOL SALLAKU DHE CARLO BOLJA BOLINO NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA thotë:

    VETEM ALBIN KURTI KRYEMINISTER DHE DITMIR BUSHATI PSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES MUND TE BEJNE MAREVESHJE NE INTERES KOMBETAR,

  2. DULLA KOTI DHE HASHIM THACI DHE ISA MORINA U PALLUAN NGA RICHARD GRENELL DHE JA FIRMOSEN SE E PRANOJN SI BY***QIR thotë:

    ANDI E KE BERE PER UJE TE FTOFT MBREME HASHIM THACIN,MBETI SI ZAGAR CULLAK ,PLUS AI ZAGARI TJETER FILLOJ TE SE LEHURI SI ZAGAR PA BOLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu