• |
ide | kryesore

Video/ Franca i kujton Rusi 2018 Kroacisë, Ronaldo bën 101: fitorja e parë për ‘azerin’ De Biasi

-Instant, F1, Sport, Video



Nën shenjën e të mëdhave është mbyllur mbrëmja e Nations League që do të mbahet mend për 101 golat e Cristiano Ronaldos, i kthyer protagonist me Portugalinë pas dëmtimit, deja vu e finales Rusi 2018 ku sërisht Franca u imponua 4-2 ndaj Kroacisë dhe fitoren e parë me Azerbaixhanin të Gianni de Biasi.

Shuplakë e rëndë e Belgjikës përballë Islandës. Ishullorët që aq fort rezistuan përballë Anglisë, u shkërmoqën nga Djajtë e Kuq, edhe pse kaluan të parët në avantazh. Në ndeshjen tjetër të Grupit A2 skuadra e Southgate nuk mori më shumë se 0-0 ndaj Danimarkës, duke humbur vendin e parë të grupit.






4-2, njësoj si në Botëror, me të njëjtin e fitues, edhe pse Deschamps nuk kishte emrat më të mëdhenj në skuadër si Mbappe e Pogba. Kroatët iluzionuan me avantazhin provizor, e pastaj edhe barazimin 2-2, përpara se ti dorëzoheshin supremacisë së Gjelave, që udhëheqin në shoqërinë e pakëndëshme të Portugalisë Grupin A3. Përpara përplasjes direkte luzitanët gjejnë simbolin e tyre, që kthehet protagonist me një dygolësh spektakolar. Nuk luajti ndeshjen e parë për shkak të një infektimi në gishtin e këmbës, por ia doli të kthehej në fushë kundër Suedisë. Gjuetia e Cristiano Ronaldos për golin jubilar, që do ta fuste më fuqishëm në historinë e futbollit luzitan zgjati vetëm 45 minuta. Kapiteni i Portugalisë ka shënuar në mënyrë spektakolare me goditje dënimi, duke e bërë golin e 100 me fanellën luzitane të paharrueshëm, por nuk qendron më pas edhe goli numër 101…


Fitorja e parë me kombëtaren e Azerbaixhanit edhe për ish-teknikun e kombëtares shqiptare Gianni de Biasi. Pasi provoi humbjen me Luksemburgun, Gianni shkoi dhe fitoi në Qipro me golin e Medvedev.

REZULTATET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
Belgium 5 – 1 Iceland
Denmark 0 – 0 England
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
France 4 – 2 Croatia
Sweden 0 – 2 Portugal
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
Cyprus 0 – 1 Azerbaijan
Luxembourg 0 – 1 Montenegro
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
Armenia 2 – 0 Estonia
Georgia 1 – 1 North Macedonia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
San Marino 0 – 2 Liechtenstein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *