• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani e konfirmon se do të krijojë një parti të re

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani ndau përfundimisht rrugët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo pranon se ka shumë kontradikta me tashmë me ish-partinë e saj të cilën e ka akuzuar për mosbashkëpunim dhe mosmbajtje të parimeve.

“Në një Kosovë që për 20 vjet ka degraduar, ku njerëzit mendojnë si të ikin, duhet ta kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy pole të kundërta.

Kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, duhet të ketë një ndarje të qartë ndërmjet një grupi të njerëzish që janë kapës të shtetit dhe të njerëzve që kanë vullnet e guxim që ta largojnë kapjen e shtetit.

Ky është kualifikimi i dokumenteve të BE-së për një shtet të kapjes, krimit e korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare”, – është shprehur ajo në “Kanal10”.

Osmani tha se prioritet kryesor duhet të jetë se si të shpëtohet vendi nga gjendja aktuale.

“LDK-ja ku jam rritur ma ka mbyllur çdo derë dhe tash ajo angazhohet në një fushatë denigruese dhe përdorin gjuhë të turpshme. Unë duhet t’i shqyrtoj mundësitë e mia për angazhim politik, por jo të aderoj në një parti tjetër, por të shikohet nëse ka mundësi të krijohet një parti e re”, – tha Osmani.



6 Comments

  1. qfare lope si edi rama.keta amerikeb e kan armik e rusin e komunizmin stalinist leninist mik.keta per staline lenin dhe nenen ta shesin.kur ju shton dhe negjmijen e re vjosen muti behet mullar.

    1. Nuk i thuhet Lope dikujt vetem se eshte e shendoshe dikush. Bulizem primitiv. He fillo ate refrenin per leshin e Nexhmies apo per frrokun cokun ndokun lokun.

  2. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *