• |
ide | kryesore

2 të mitur në kampin e Al-Hol në Siri, daja kërkon riatdhesimin e tyre

Lajme, Të fundit



Daja i dy nipërve të mbetur në kampin sirian të Al-Hol, Xhetan Ndregjoni i bën apel shtetit që ta ndihmojë për rikthimin e tyre.

6 vite më parë, Eva dhe Endri Dumani, përkatësisht 12 dhe 14 vjeç u dërguan prej të atit në Siri. Shkëlzeni, babai i dy të miturve ka ndërruar jetë disa muaj pasi ata mbërritën atje.

Gjyshja e fëmijëve, e cila u nis për në Siri për t’u kujdesur për nipërit e saj, ka ndërruar jetë disa ditë më parë për shkak të komplikacioneve në zemër.

Daja i fëmijëve, i shqetësuar për fatin e nipit dhe mbesës kërkon riatdhesimin e tyre.

“Shteti të na thotë konkretisht çfarë do bëhet për këta njerëz. Do riatdhesohen apo do harrohen. Kjo punë nuk zgjidhet privatisht se e kam menduar, vetëm në mënyrë institucionale zgjidhet”, thotë ai.

Xhetan Ndregjoni shprehet se telefonatat me fëmijët janë shumë të rralla për shkak se ata nuk kanë telefon dhe komunikojnë përmes mjeteve të komunikimit të disa shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu mbijetesa për ta është tepër e vështirë në mungesë edhe të elementëve bazikë të jetesës, siç është uji.

“Krejt të pafajshëm. Janë rrëmbyer 6 dhe 8 vjeç sot po bëjnë 12 dhe 14. janë 6 vite të ikur që s’dimë ku janë, me ça jetojnë, me çfarë ushqehen, kush kujdeset për ta, aq më tepër që humbën dhe gjyshen. Kërkojmë ndihmën e shtetit shqiptar që t’i kthejë në vendin tonë, kushtet i kuptoni vetë se si janë. Ka raste që vuajnë tmerrësisht dhe për ujë”, tregon ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *