• |
ide | kryesore

Fier/ Arrestohen dy persona për kultivim kanabisi

Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për kultivim të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit Kristian Shahaj dhe Filo Xhelaj.

Policia e Fierit ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar dy persona.

“Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Cakran dhe në fshatin Gorishovë, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike cannabis sativa”, shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *