• |
ide | kryesore

Fitoi Champions, Bayern e largon: “Vendosëm të mos besojmë tek Perisic”

-Instant, Sport



Ivan Perisic kthehet tek Inter. Pas Radja Nainggolan, i rikthyer në bazë pas huazimit tek Cagliari, edhe sulmuesi kroat pritet tashmë në Pinetina: Bayern Mynih, në fakt, ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes mbi lojtarin. Komunikimin e ka dhënë tekniku i bavarezëve Hansi Flick që i intervistuar nga Abendzeitung, ka konfirmuar zgjedhjen përfundimtare të bërë nga klubi: “Kemi vendosur të mos e vazhdojmë raportin me Perisic (përvec se me Odriozola e Coutinho, ka saktësuar Flick).”

Një vendim i qartë që rikthen në Itali Perisic, dje i impenjuar si kapiten në Francë-Kroaci në Nations League, ndeshje që e ka mbyllur para kohe për shkak të një problemi në gju, jo shqetësues. I ngelur në klasë një vit më parë nga Conte si anësor i gjithë krahut e i huazuar edhe për faktorë jashtë fushës, kroati kthehet tani tek Inter pas një sezoni pozitiv që e pa protagonist në triumfin e Tripletës nga ana e bavarezëve. Në optikën e merkatos, Perisic mund të largohet sërisht nga Milano, por vetëm me titull përfundimtar e për një shifër mes 12 e 15 milionë. Për të, sidoqoftë, vlen për momentin i njëjti diskutim si për Nainggolan: Conte do ta vlerësojë me kujdes në grumbullim për të marrë pastaj një vendim përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *