• |
ide | kryesore

Kthehet në spital burgu i Shënkollit, 40 të dënuar marrin trajtim mjekësor

Lajme, Të fundit



Rreth 40 të dënuar po trajtohen në Burgun e Shënkollit në Lezhë. Ky burg është kthyer në një spital për të burgosurit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Edhe shtatë të infektuar prej burgut të Drenovës kanë mbërritur ditën e sotme aty. Të vendosur në dy godina të ndryshme, të burgosurit marrin trajtimin e nevojshëm prej stafit mjelësor të vetë burgut.

Godina e burgut të Shënkollit ka pësuar dëmtime prej tërmetit të 26 nëntorit. Aktualisht kanë mbetur vetëm 70 të burgosur, ndërsa pjesa tjetër janë transferuar në burgje të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *