• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi preferon kandidimin në Durrës përballë Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dhënë detaje mbi strategjinë e partisë që ajo drejton dhe opsionet ku mund të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një intervistë për Vizion Plus, Kryemadhi, ka thënë se deri më tani po shqyrton qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit duke mos e përjashtuar një përballje me Edi Ramën. Duke marrë parasysh se kreu i qeverisë ka marrë “frenat e fushatës” në Durrës, Kryemadhi nuk e ka përjashtuar një përballje të mundshme me tëduke shtuar se do të ishte interesante si betejë.

“Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë që Rama ka hapur kartat dhe ka pranuar se do të drejtojë Durrësin, ish-kryeministri Sali Berisha la të kuptohej disa netë më parë në një intervistë televizive se përballë tij nga demokratët do të vendoset Lulzim Basha. Mesa duket për këto zgjedhjet, sytë nuk do të jenë nga Tirana por në Durrës, aty ku rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit është kthyer në kalë betejë nga të dyja palët.

PJESË NGA INTERVISTA:

-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?

Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.

-Në Durrës përballë Edi Ramës?

Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes.

Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo. As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.

Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë, të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.

Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç’bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.



5 Comments

  1. Ik o Monique se na cave karin dhe ti bashke me kete robqirin e gjate. Se kuptoni se JEMI LODHUR ME JUUUUUUUUUUUUUUUUUUU.

  2. Ty te lumte moj burrneshe. I jeni ngjitur si morri PD per pak pushtet se asaj ja keni marre doren. Se vetem per te vjedhe e keni mendjen se per kete popull as ju vete mendja. Kujtoni se njerezit e harruan cfare keni bere kur ishit ne pushtet.

  3. Oligert Musta është një aktivist i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të PD.

    Mirëpo ky njeri që sulmon Topallin dhe ngre akuza ndaj saj rezulton të ketë probleme me drejtësinë pasi është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë. Topalli po sulmohet nga militantët trafiknatë të Lulit i cili duhet të japë llogari për bëmat dhe akuzat që rëndojnë ndaj këtij trafikanti, pjesë e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *