• |
ide | kryesore

Nëntë këngëtarët që i kanë dedikuar këngë ish-partnerëve të tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Shumë këngëtarë të famshëm kanë patur lidhje dashurie të cilat kanë përfunduar me ndarje.Megjithatë, ndarja disa prej tyre i ka inspiruar duke sjell këngë hit dedikuar  ish-të dashurve.

Justin Timberlake – “Cry Me A River”

Pothuajse të gjithë e dinë këngën “Cry Me A River” nga Justin Timberlake, por pak prej tyre e dinë se kujt i është kushtuar.Ky projekt muzikor është dedikim për Britney Spears, e cila e tradhëtoi këngëtarin me koreografin e saj.

Britney Spears – “Everytime”

 

Në vitin 2003 ajo iu përgjigj këngës “Cry Me A River” me “Everytime”.Në tekstin e saj këngëtarja shprehej se ka nevojë për Timberlake, pasi dyshja u ndanë.

Miley Cyrus – “7 Things”

Pas dy vitesh në lidhje dashurie, Mylie Cyrus u nda nga Nick Jonas.Me pas kengetarja,  lancoi “7 Things”, në klipin e së cilës mbante varesën e Nick.

Taylor Swift – “Forever and Always”

Një tjetër nga vëllezërit Jonas, Joe, ia ‘theu zemrën’  Taylor Swift.Përmes projektit “Forever and Always”  Taylor tregoi se ata u ndanë përmes një telefonate 25 sekondëshe.

Miley Cyrus – “Wrecking Ball”

Inspirimi për të lancuar këngën “Wrecking Ball” Miley-t i erdhi  nga ish-bashkëshorti i saj Liam Hemsworth.

 

Taylor Swift – “Dear John”

Një ndarje dramatike ndodhi mes Taylor Swift dhe John Mayer, kur këngëtarja kishte qenë vetëm 19 vjeçare.Ajo më pas tregoi për Rolling Stone se “Dear John” ishte veprim i gabuar që kishte bërë.

Katy Perry – “Wide Awake”

Kënga “Wide Awake” nga Katy Perry erdhi pasi u divorcua nga Russell Brand në vitin 2012.“Ajo është një vajzë e re që po përballet me ndarje, gjë që është e kuptueshme”, thuhej në vargjet e saj.

Pink – “So What”

Ndryshe nga artistët e tjerë, Pink bëri një kengë për ish-bashkëshortin e saj, Carey Hart.Edhe pse dikur të ndarë, dyshja tashmë janë bashkuar dhe kanë dy fëmijë së bashku, Willow Sag dhe Jameson Moon Hart.

Perrie Edwards – “Shout Out To My Ex”

Pjesëtarja e grupit “Little Mix”, Perrie Edwards  ia dedikoi këngën e saj Zayn Malik. Dyshja kishin qenë të fejuar, ndërsa Zayn ishte ndarë prej saj me vetëm një mesazh në telefon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *