• |
ide | kryesore

Operacioni i dytë për Zaniolo. Prindërit: “Mendoi ta linte futbollin”

-Instant, Sport



Nicolò Zaniolo ka vendosur të kryejë ndërhyrjen kirugjike të rikostruktimit të ligamentit të kruciatit të gjurit të majtë. Operacioni do të kryhet në klinikën Hochrum të Innsbruck, në Austri, por koha nuk është përcaktuar ende. Talenti verdhekuq është vizituar në Villa Stuart nga doktor Mariani, por nuk ka dashur të kryejë sërisht aty operacionin që bëri në janar për kruciatin e gjurit të djathtë.

Për Zaniolon është një tronditje e madhe, dy dëmtimet të rënda të njëpasnjëshme e Francesca Costa, e ëma e Nicolò, ka folur për Centro Suono Sport për dëmtimin e të birit: “Në fillim tha: tani do tërhiqem. Normal të ndihesh i dekurajuar. Por tani është mirë, brenda të hënës ose të martës së ardhshme do të operohet. Nuk besoj në Villa Stuart, jo për profesor Marianin por për të evituar të përjetojë të njëjtin rrugëtim”.

Gjendjen e vështirë psikologjike të Nicolo e konfirmon edhe i ati Igor Zaniolo, për La Gazzetta dello Sport: “Është keq, ka mendime të këqija, është e kuptueshme. Ka frikë se nuk do të kthehet si më parë, mendoj se është fati i keq sepse kundërshtari nuk e vrau. Ndjeu një dhimbje në gju dhe u ndal. Krahasimi me Ronaldo Fenomenin? Nuk e di nëse ka analogji apo jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *