• |
ide | kryesore

Pagesë favorizuese Barcelonës për të marrë Suarez: kjo është idea e fundit e Juventus

-Instant, Sport



Mbërritja e një sulmuesi të ri vazhdon të jetë një prioritet në shtëpinë e Juventus e ai i Luis Suarez mbetet emri më i nxehtë. Uruguajani, si është bërë e ditur, po negocion për daljen e mirë nga Barcellona, duke qenë se kontrata e tij skadon në 2021, por e reja e orëve të fundit është se bardhezinjtë mund ti japin një dorë që të lirohet. Juventus është i gatshëm të derdhë për katalanasit një shumë simbolike për sulmuesin, me formulën e ngjashmë me atë të përdorur nga Sevilla për të rimarrë Rakitic: 1,5 milionë euro menjëherë, plus 9 bonus të lidhur me rezultatet jo lehtësisht të arritshme.

Paratici e Nedved po studiojnë një mënyrë për të favorizuar lamtumirën nga Barça të Suarez e ti lejojnë të mbërrijë tek Juve, me të cilët ditët e kaluar lojtari ka arritur akordin për pagesën (flitet për rreth 10 milionë euro në sezon për tre vjet, përfshirë bonus).

Mbetet, natyrisht, cështja e pasaportës: Suarez duhet të japë një provim gjuhe e të tregojë njohje të italishtes në nivelin B1 për të marrë pasaportën komunitare e të ketë kështu rrugë të lirë për të mbërritur në Torino, duke qenë se vendet e ekstrakomunitarëve tek bardhezinjtë janë zënë nga Arthur e McKennie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *