• |
ide | kryesore

“Pas leucemisë, Covid ishte si të pije një gotë ujë”: Mihajlovic tregon betejën për jetën dhe kapet me shtypin

-Instant, Sport



Një vit më parë leucemia, tani koronavirus. Sinisa Mihajlovic ka fituar një tjetër betejë e për Gazzetta dello Sport, rrëfen eksperiencën e tij. “Pas luftës me leucemia, Covid ishte si të pije një gotë ujë. Edhe për faktin se isha krejtësisht asimtomatik, nuk kuptova asgjë. Por kjo nuk do të thotë se sëmundja nuk ekziston – shpjegoi serbi – Masat parandaluese që nuk mora në Sardenjë? Të gjitha ka****qe, që plagosën shumë familjen time”.

Miha e ka kaluar pozitivitetin si asimptomatik, por nuk nënvleftëson rrezikshmërinë e virusit e viktimat e vuajtjet që ka shkaktuar në muajt e kaluar. “Nuk bëj pjesë tek mohuesit ose ata që pretendojnë se është vetëm një grip ose edhe më pak. Të dhënat e numrat e të shtruarve e vdekjeve janë tregues, sigurisht virusi sot është më pak i egër se më parë, por e konsideroj të rëndë e pa respekt ndaj atyre që e vuajtën, humbën familjarë e miq apo edhe jetën, të them se Covid nuk është një virus që mund të jetë i rrezikshëm” shtoi ai.

Tekniku i Bolonjës ka sulmuar pastaj shtypin (“nuk mund të pretendoj të jenë të gjithë profesorë të hematologjisë, ekspertë në transplante apo dicka tjetër. Por të paktën nga mjetet e komunikacionit, kanë detyrën të informojnë e të limitojnë shpërndarjen e fake neës, do pretendoja pak më tepër njohuri mbi lëndën”), por mbi të gjithë me atyre që vjellin vrer në rrjetet sociale: “Unë në këtë moment, flas para e pas pozitivitetit me Covid, jam mirë. Testet e mia kanë rezultuar perfekte. Nuk më janë vendosur masa parandaluese nga ato që duhet të ketë një person normal. Ndihem në formë e kam rifilluar të bëj atë që bëja më parë: vrapoj 10 km në ditë, stërvitem, ngre pesha. Jetoj normalisht. Nuk e di nëse kjo i jep bezdi ndonjërit. Apo është më e lehtë në mënyrë empatike ti jesh pranë kujt është i dobët e në shtratin e një spitali, në raport me atë që shërohet… Thoshte Enzo Ferrari që italianët të falin gjithcka, por jo suksesin. E unë po shtoj edhe lumturinë. Sepse ka shumë zili e shumë keqdashje në ajër. Jo vetëm në Itali, kudo. Si quhen në social? Haters, urryes? Unë po e përkthej më mirë: i quaj m*t…”.

I ashpër edhe me polemikat për pushimet e tij në Sardenja. “Kam një shtëpi aty prej 20 vjetësh. Ishulli ishte pa Covid në atë moment, asnjë i infektuar. Mora gjithë masat që duhej të merrja. Vendosja maskë kur shkoja në lokal, në bar, në supermarket ose restorant. Në plazh nuk zbrita gati asnjëherë ose merrja me qira një barkë ose rrija në pishinë në shtëpi. Në 20 ditë mund të kem shkuar në restorant 6-7 herë: në vendet e zakonshme të njohura në Costa Smeralda, nuk më duket se ishte e ndaluar. Nuk vajta asnjëherë në diskotekë, nuk më pëlqente i ri imagjino 51 vjec. Cfarë bëra ndryshe nga kush shkoi në Pulja, Sicili ose Kalabri. Apo problemi është Costa Smeralda, ku ndodhen njerëzit e pasur e të famshëm? Cfarë është atëherë, zili?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *