• |
ide | kryesore

PD: Rama vendosi fshehtas për të rihapur kazinotë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i kujtoi sot kryeministrit Edi Rama se 2 vjet më parë premtonte se “kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër”. Dorian Teliti nga selia blu thotë se si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij.

“Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës.

Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët. Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike” – shkruan Teliti. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Oligert Musta është një aktivist i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të PD.

    Mirëpo ky njeri që sulmon Topallin dhe ngre akuza ndaj saj rezulton të ketë probleme me drejtësinë pasi është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë. Topalli po sulmohet nga militantët trafiknatë të Lulit i cili duhet të japë llogari për bëmat dhe akuzat që rëndojnë ndaj këtij trafikanti, pjesë e PD.

  2. Nese je perlyer njeher me para te pista je gjithmone pengu i tyre. Keshtu qe ska nga shkon, do i hapi me patjeter!

  3. ky eshte hajdut i papapre, por copat e karit e donin kryeminister

    te githe e dine qe kur u be minister kulture sesa vidhte dhe kryetar bashkie me 20%

    por pas berjes kryetar i PS , nuk kishte me arsye qe te akuzohej si hajdut sepse ishte ne opozite

    tani pas 7 8 vjetesh ne pushtet te gjithe e dine qe vjedh e masakron cdo pasuri e prone.

    por cuditerisht shqiptaret jane bere te zgjuar, vjedhja qenka art dhe aftesi kur vjedh kryetari dhe copat e karit i enderrojne dhe i adhurojne, nje vjedh te tjeret kenaqen , hajde nonsens hajde

    copat e karit nuk kane sens, ekstiohen me te pare e jo me te prekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *