• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët Urgjenca e Spitalit të Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë urgjencën e spitalit të Durrësit këtë mesditë. Zjarri ka rënë fillimisht në repartin e grafisë së Urgjencës e më pas është përhapur në gjithë spitalin. Sipas njoftimit të policisë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Situata ka shkaktuar panik por stafi i spitalit ka arritur të nxjerrë jashtë pacientët e shtruar. Zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe situata është vënë në kontroll.

Pas ngjarjes, spitali i Durresit ka dalë me reagimin e parë, duke sqaruar se shkak ishte një shkendije elektrike dhe se nuk ka pasur të demtuar. Drejtoria e këtij Spitali  ka sqaruar se 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera. Në njoftim thuhet gjithashtu se është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht.

 



2 Comments

  1. Bdodh gjithmone njesoj, dikur gjate krizes energjetike hidhnin shtyllat e tencionit ne ere, sot ne emergjence shendetesore i vihet flaka pavjonit te emergjences

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *