• |
ide | kryesore

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në selinë rozë drejtuesit e PS në qarqe.

Takimi vjen pas ndryshimeve të bëra në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës.

Kujtojmë se në Shkodër u caktua si drejtues politik Ilir Beqja, në Lezhë Lindita Nikolla, në Durrës vetë Rama pas largimit të Vangjush Dakos, kurse në Tiranë do drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Mësohet se takimi ka në fokus përgatitjet për zgjedhjet.



5 Comments

  1. Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    Ai që zvarritej pas fëmijëve të Hoxhës për disa foto, e më pas denonconte nënën e tyre për ca kafe në inventar, do të mbronte egërsisht të birin pas masakrës së Gërdecit. Do të sulmonte çdo prokuror që kapte dosjen, do të manipulonte të dhënat, do të kërcënonte gjeneralët, do të mohonte pjesë të familjes së tij: çoji thasët me para aty ku kishte vrarë fëmijë që punonin si skllevër.

    Otranto ishte vepër e qeverisë së tij, grushti i shtetit në shtator 1998, po ashtu, abuzimet në Rrugën e Kombit i ndan me Bashën, ashtu si vrasjet e 21 Janarit, ama Gërdeci është vetëm vepër e familjes së tij.

    1. po teto Aneta, vdiq e re e shkreta?!
      S’e kapi dot as rekordin e Nexhmijes, as Gregun s’e mori vesh i kuj’ ishte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *