• |
ide | kryesore

Ronaldo ‘Fenomeni’ i turpëruar nga Romario: “I çoja kafen e i pastroja këpucët”

-Instant, Sport



Ronaldo Fenomeno mohon zërat që përflasin festat e tij legjendare. Braziliani, sipas asaj që bën të ditur Marca, ka folur për karrierën e tij në një intervistë me Valdanon në #Vamos de Movistar + e ka pranuar se është zbavitur shumë, por edhe e ka patur kujdes fizikun e tij, sidomos pas dëmtimeve.

“Pranoj se ka një pjesë të vërtetë. Pasi fitohej një ndeshje më pëlqente të organizoja festa. Problemi është se luaja në skuadra që fitonin shpesh. Sidoqoftë ka më shumë legjenda metropolitane se realitet. Ndonjëherë edhe mund të organizoja ndonjë festë më shumë, por nuk ka qenë si thuhet. Kam qenë gjithnjë një profesionist shumë i përgjegjshëm, jam përpjekur të mos e dëmtoj trupin tim”.

Dy Botërorë të fituar, një si protagonist, tjetrin si… turist. Edhe Fenomeno ka qenë dikur rishtar. E ka zbuluar disa sekrete të dhomave të zhveshjes të Brazilit, përfshirë “turpërimin” që i bënte Romario: “Ndonjëherë ishte i ekzagjeruar, por me mua ishte i jashtëzakonshëm. Më kërkonte kafe gati cdo orë. E pas stërvitjes më ka rastisur që më ka dhënë këpucët e tij. Për ti pastruar. Natyrisht duhet ta bëja para të gjithëve…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *