• |
ide | kryesore

Rusia kritikon qëndrimin e Gjermanisë për çështjen Navalny

Lajme, Planet



Ministri i jashtëm rus i ka tërhequr vëmendjen Gjermanisë për mënyrën se si ka trajtuar situatën me kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny.

Navalny, një kundërshtar i Presidentit Vladimir Putin, është duke u trajtuar në një spital në Berlin, ku ai u transferua pasi u sëmur në një fluturim rus. Gjermania thotë se ai ishte helmuar me agjentin nervor kimik Novichok, substancë e prodhuar në Rusi. Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se nuk ka parë asnjë provë që ai ishte helmuar.

“Ne kemi shumë pyetje për kolegët tanë gjermanë mbi qëndrimin tërësisht të papërshtatshëm ndaj kërkesave zyrtare që dërgojmë në Berlin”, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov nga në një konferencë shtypi.

Lavrov shtoi se Rusia ishte e pakënaqur me “tonin e papranueshëm” me të cilin Gjermania po i komunikon pozicionin e saj shteteve të tjera.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të mërkurën se Rusia duhet të shohë analizën që tregon se Navalny ishte helmuar para se të hapte një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *