• |
ide | kryesore

Test për 3 minuta, Italia bën zbulimin që ndihmon në luftën kundër Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkencëtarët në Itali kanë zhvilluar një test shumë të shpejtë për Covid-19. Ai është në gjendje që vetëm për 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.

Quhet “Tamponi i Përditshëm” dhe përdor pështymën për ekzaminim. Testi për Covid-19 është zhvilluar nga kompania private “Allum” në Lecco në bashkëpunim me universitetin Sannio.

“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e Ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të nisë në masë.

Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie. Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *