• |
ide | kryesore

UEFA ‘përjashton’ Athinën: shorti i Champions e Europa League spostohet në Nyon

-Instant, F1, Sport



Uefa ka zyrtarizuar datat e oraret e shorteve të grupeve për Champions League e Europa League, duke modifikuar selinë e ceremonisë fillimisht e parashikuar në Athinë. Të enjten 1 tetor në orën 18 do të formohen grupet e Champions ndërsa një ditë më pas, e premte 2 tetor në 13, do të vihet në skenë ai i Europa League. Në Nyon e jo në Greqi për motive të sigurisë sanitare: “Shëndeti publik mbetet prioriteti”.

“Pavarësisht efikasitetit të administrimit të pandemisë Covid-19, e njohur në nivel botëror, nga autoritetet greke – lexohet në komunikatë -, të gjithë palët kanë vendosur se prioriteti absolut duhet të mbetet shëndeti publik e se aktualisht nuk është e mundur të organizosh në Athinë një event të tillë me miq ndërkombëtarë, sepse do të thyheshin rregullat për shëndetin publik e ato që lidhen me eventet në vende të mbyllura”.

Në rastin e dy ditëve të shorteve, UEFA do të dorëzojë edhe cmimet për trajnerin më të mirë e lojtarin më të mirë të sezonit 2019/2020



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *