• |
ide | kryesore

Ujësjellësi Tiranë fitoi 8.6 milionë euro në 2019-n, si u shpenzuan paratë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizime Tiranë ka raportuar 4.3 miliardë lekë (rreth 35 mln euro) të ardhura në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Ndryshe nga 2018-a, kur arkëtimet u rritën me 38% me bazë vjetore, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave më 44%, në 2019-n të ardhurat e raportuara shënuan një rënie të lehtë me 1.9%.

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Përgjithësisht, ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Në raportin vjetor të veprimtarisë, Ujësjellësi pohon se arkëtimet ishin rreth 12% më të ulëta se planifikimi fillestar prej 4.8 miliardë lekësh, si pasojë mos realizimit të mesatares së planifikuar të faturimit për kategoritë e caktuara. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e ndërgjegjësimit të abonentëve për të kursyer ujin.

Fitimet ishin planifikuar në 1.5 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 70%, si rrjedhojë e arkëtimeve më të ulëta se plani dhe shpenzimeve më të larta sesa planifikohej.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

– 42% e të ardhurave mblidhen nga konsumatorët familjarë.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj.

Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale.

Shpenzimet për vitin 2019, janë realizuar 103.86 % nga fondi prej 3.28 miliardë lekë që ishte planifikuar për 2019-n.

Për vitin 2019 prodhimi i ujit është 91,159 mijë m3, duke u ulur me 1,864 mijë m3 për arsye të sasisë së ulët të reshjeve krahasuar me një vit më përpara.

Nw 2019-n Ujwsjellwsi ka hartuar dhe projektin “Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks “.

Projekti synon ndwr tw tjera eliminimin e përdorimit të elektropompave në hyrje të ndërtesave duke sjellë kursimin e një sasie të  madhe energjie. Realizimin e unazës së presionit krijon mundësinë e implementimit të sistemit SCADA, i cili bën të mundur dhënien e informacionit të sasisë së ujit që hyn në zonë , cilësinë e tij dhe informacion mbi presionet e nevojshme.

Eliminimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës. Eliminimin e sistemit të rezervuarëve të ndërtuar në tarracat e ndërtesave me objektiv edhe eliminimin e rezervuarëve të ndërtuar nën godinat e reja shumëkatëshe. /monitor



4 Comments

  1. Dmth 40% te qytetareve qe paguajne ujesjellesi u merr edhe parate e 60% qe vjedhin dhe ne fund del me 8.6 milione Euro fitim…. Tamam socialista, ose sic e tha me mire Pjeter Arbnori SPECIALISTA. Pyes veten vetem ku shkojne keto fitime… apo ne tenderat e keyebashkiakut qe 30% i fut te xhepi. Edhe ca per Miren, Ajolen dhe shoqet e tyre. Rrofte populli

  2. C’fare sensi ka, qe ujesjellesi te dale me fitim? C’fare ndryshimi ka ujesjellesi kompani private dhe ujesjellesi tani? Kjo kompani duhet te jete me fitim 0 dhe ne forme fondacioni ndryshe i bie qe eshte e Veliaj apo e kryetarit te bashkise dhe nuk ka ndryshim nga kompania private.

    1. Ka ndryshim ka. Po te ishte kompani private do te fitonte 10-15% ndersa tani qe e ka Veliaj fitimi shon ne 25%, shto ketu dhe shperdorimet qe ben ai, fitimi real i ujesjellesit e kalon 35%.
      Keshtu qe po te ishte kompani private jam i sigurte qe do ta paguanim me pak ujin.

      1. Pyetjet e mia jane retorike! Eshte e qarte se nese nje kompani eshte shteterore, cfare sensi ka qe te dale me fitim? Bile po shkoj me tutje- Nese do duhet te behen investime, keto nuk mund te behen me fitimin e kompanise por me taksen per investime (sepse dobia e ujesjellesit i takon te gjitheve) qe duhet te percaktohet qarte ne faturen e ujit. Taksa dhe perdorimi i saj duhet te monitorohet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *