• |
ide | kryesore

Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Fati tragjik i Alesio Cakonit, fëmijës që shpëtoi mrekullisht në natën e tërmetit të 26 nëntorit, duke fluturuar nga dritaja e pallatit të rrënuar të Thumanës, ku humbën jetën e motra dhe i ati i tij, është shndërruar në një histori të neveritshme politike.

Të gjithë i mbajnë mend kronikat e gërditshme të propagandës ediramiste, që e shoqëruan me kamera udhëtimin me çarter të këtij djaloshi të traumatizuar për të takuar heronjtë e tij Kristiano Ronaldo dhe Luigi Buffon.

Team Albanians on Twitter: "When PM Rama met with Alesio and Aurel, survivors of the earthquake who lost family members, they told him their favorite soccer players were Cristiano Ronaldo and Gianluigi

Të gjithë i kanë të ngulura në kujtesë reportazhet e mediave që nxitojnë të bëjnë biznes me çdo fatkeqësi, se si tregonin përdëllimin e Ramës se do ta merrte në shtëpinë e vet dhe shoqërimin me veturën kryeministrore për rikthimin në shkollë.

Fabula e ngritur mbi dramën familjare të këtij 11 vjeçari shërbente për të demostruar se Shqipëria kishte mbi krye një udhëheqës që nuk e linte popullin e tij fatkeq të vetmuar dhe se ai ishte shpëtimtari i vetëm që do e ringrinte vendin nga kjo katastrofë.

Me kaq historia e Ramës me Alesion u mbyll.

Ai u harrua si shumë të tjerë, nënës së tij i kanë refuzuar pensionin, rilindasit që vendosën rifutjen e familjeve të Thumanës në pallatin e pabanueshëm nuk i thirri më kurrë prokuroria, ndërsa kjo familje e përgjysmuar jeton me diçka më shumë se 100 euro në muaj.

Edi Rama e zhvendosi setin e xhirimit në banesat e rindërtuara ku ai paraqitet me tortë në duar, vendos hudhra në muret e shtëpive dhe u dorëzon çelsat familjarëve.

Por, fatkeqësinë e Alesios nxitoi ta peshkojë kampi tjetër.

Pas një kronike rrënqethëse të News 24, ku nëna e tij rrëfente se si e gënjeu kryeministri dhe se si e përcollën duke i thënë se nuk meritonte pension pa i vdekur edhe një njeri i tretë nga familja (shihe ketu), në skenë doli PD-ja.

Nga selia blu është shpërndarë së fundi një video, që të ngjall neveri po aq sa edhe ato të Edi Ramës. Aty dallohet Grida Duma, duke aktruar në mënyrë perfekte një tekst të shkruar më parë, e ndjekur nga një kamer, filmimet e së cilës, për të krijuar më tepër efekt, janë kthyer bardhë e zi në montazh (shihe ketu).

Qëllimi është i qartë: të leckoset demagogjia e kryeministrit, por fatkeqësisht me të njëjtat mjete, me të njëjtat metoda dhe mungesë empathie si ai. Çdokush që do e shihte këtë spot, ku duket sikur personazh është Grida dhe jo fati i keq i një fëmije të keqpërdorur nga pushteti, do ta humbte mesazhin real.

Ai që do të vriste pak më shumë mendjen do të pyeste: Po pse PD nuk u mjaftua me denoncimin e kronikës së thjeshtë mediatike, po nxitoi të xhirojë një film me të njëjtat fakte?

Pse spektaklit të propagandës i duhet kundërvënë me doemos spektakli i anti propagandës? Pse bota reale, ajo e fatkeqësisë, e dhimbjes, e jetës plot probleme të një familjeje të dërrmuar nga zia, nuk u dukëkra e mjaftë për t’ia përcjellë publikut pa ndërhyrjen brutale të politikës?

Në fakt, historia e Alesio Cakonit është vetëm qershia e hidhur mbi tortën e një beteje që po ashpërsohet përditë e më shumë.

Që kur Edi Rama ka vendosur të kandidojë në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e ardhshme, duke e shndërruar rindërtimin nga tërmeti në lejtmotivin e garës elektorale që po afron, lufta mediatike lidhur me atë që ndodhi në 26 nëntor ka arritur kulmin.

Lexo me tej:

Zgjedhjet e ardhshme/ Një fushatë mbi gërmadhat e tërmetit

Sa herë Rama poston në Facebook punimet për rindërtimin e një shkolle, PD i nxjerr menjëherë premtimin e pambajtur se nxënësit duhet ta kishin nisur aty vitin shkollor. Sa herë Rama merr nga pas taborrët mediatikë për të hapur derën e një shtëpie të ringritur, PD i nxjer dëshminë e mjerueshme të një familjeje që e kanë harruar në çadër. Sa herë Rama paraqitet diku me ëmbëlsira në dorë, PD i nxjerr rrëfimet e atyre që i lënë të presin pas dyerve për dëshpërblimet që u takojnë.

Nuk ka asnjë dyshim se opozita e ka fituar këtë përplasje.

Eshtë e lehtë të çmontosh imazhet e gënjeshtërta të një qeverise të korruptuar dhe të paaftë, që nuk ka më as vëmendjen, as vokacionin, as mundësinë financiare dhe as resurset humane për t’iu gjendur njerëzve pranë.

Sondazhet e Edi Ramës janë gremisur në mënyrë të pakthyeshme nga mënyra se si ai menaxhoi krizën e tërmetit dhe atë të pandemisë. Eshtë cinike ta thuash, por u deshën këto dy fatkeqësi për ta bërë të prekshme për të gjithë, se ku i ka shpenzuar rilindja paratë, se për çfarë grushti minimal të përzgjedhurish ka punuar ajo dhe se sa është e aftë t’i gjendet pranë qytetarëve në hall.

I pari që e ka kuptuar këtë është vetë Rama, i cili ua tha troç socialistëve se nëse zgjedhjet bëheshin tani, atij nuk do t’i jepnin aq vota sa meritonte dhe se të majtët e lodhur dhe të zhgënjyer do ta bojkotonin.

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Prandaj PD-ja nuk rrezikohet më nga gënjeshtrat, se kjo qeveri po rindërton pas tërmetit dhe se u është gjendur financiarisht atyre që humbën punën për shkak të pandemisë. Këto janë fakte që gjithkush i ndjen mbi lëkurë dhe këtë ndjesi nuk ka mashtrim që ta përmbysë.

Tek kjo betejë, opozita riskon më shumë kur bëhet pre e politikës spektakël. Kur bie në kurthin e të menduarit se propaganda neutralizohet vetëm me të kundërtën e saj. Aty ajo ngulit imazhin se e gjitha është një garë se kush di të shtiret më bukur, në rezultatin e së cilës nuk ka asnjë vlerë, as shqetësimi për fatin real të njerëzve, as dhimbja që buron nga gjendja e tyre.

Mënyra si u veprua me rastin e Alesios është rasti tipik i kësaj mënyre të menduari. Ai është shembulli “par excellence” se si mund të relativizhet, manipulimi i neveritshëm që Edi Rama bëri me fatkeqësinë e një fëmije që ka humbur gjysmën e familjes.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Qe gjerat duhen thene, kjo nuk ka diskutim. Por, mendoj se ka akoma gazetare trima qe e thone te verteten. Nuk duhej Grida Duma. Une keshtu mendoj. Pastaj, nqs nuk ka gazetar qe e merr persiper denuncimin e nje braktisjeje ” ekselente” , atehere oburra t’ia mbathim nga syte- kembet te gjithe se na vrau pa piken e problemit. Nuk e ka problem, ta dini. Ka perfunduar be diktator. Une besoj te vota. Nuk ka kellqe Shqiperia. Te pakten,shpresoj se me vote do te largohet. Por asgje nuk ka te sigurt. Mos harroni taborret e ” cunave problematike” . Ata te bejne gjemen se me gjmen jetojne.

  2. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ NHE DOSJE PER EDI RAMEN-ZAHO OSE ESHTE I KUJTIM GJUZIT OSE BATON HAXHIUT-GJITHE ASHTU MEROJA E PYET EDI RAMEN ,GREGUN E KE DJALE APO VELLA thotë:

    KUR TE DALIN ZAGARET E TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA,YMER GELBAZA KELLIRA CARLO BOLJA BOLINO LORENC VANGJELI DHE KOL SALLAKU DHE TE THOJNE SE KETA STUDENT JANE ANTAR TE FORUMUVE OSE TE PD-s OSE TE LS-s

  3. RESPEKT MAXIMAL PER LAPSI.al ,PORTALI ME I LEXUAR DHE PELQYER NE TROJET SHQIPTARE,DO TE SHPRESOJA SE FATOS LUBONJA OSE DITMIR BUSHATI TE JENE PRESIDENT I KOSOVES KUR ALBIN KURTI TE BEHET PRAP KRYEMINISTER-SE DULLA KOTI ESHTE VETEM NJE ZAGAR I TREDHUR NGA ISA MORINA HASHIM THACI DHE BATON HAXHIU

  4. Perdorimi i pa moral,i paskrupullt i shemtuar deri ne ekstrem i nje tragjedie njerzore

    e aq me teper kur ne qender te kesaj tragjedie dhe te ketij perdorimi eshte nje femije i mitur tregon

    per karakterin e pandreqshem, tregon se ne shpirtin e tij nuk ka asgje humane se nuk ka asnje lloj

    ndjeshmerie njerzore.
    As lart as poshte, as majtas as djathtas- veshtrimi dhe gjithe karriera e tij eshte ngulur ne nje pike te

    horizontit ku vezullojne dy yjet e tij polare ; Paraja dhe pushteti. Dhe rruga dhe mjetet per ti bere

    te vetat nuk kane rendesi. Nuk ka rendesi se kaleron mbi vuajtjet e te tjereve, mbi burgosjen per

    fatura te energjise, mbi prishjen e shtepive e lenien e banoreve pa strehe, mbi rrenimin e shtetit e te

    drejtesise, mbi shkaterrimin e shpreses se shqiptareve per te ndertuar jeten ne kete vend, mbi var

    ferimin e mjerimin e shumices se popullsise , mbi cmontimin e vlerave morale e njerzorwe te trasheguara

    nder shekuj. Nje femije qe i kane vsdekur motra dhe babai, nje femije qe ka mbetur edhe pa shtepi e pa

    ardhura me mbajt frymen gjalle, ne vend qe ti afrosh ndonje pension familjar dhe banese per te futur

    koken i afron Ronaldon. Kjo eshte thjeshte SADIZEM.

  5. Më duket si tepër i sforcuar krahasimi i propogandës të Ramës,e loja e tij cinike me familjen Cakoni viktimë të tërmeti me videon që kishte paraqitur zonja Duma.
    Është në të drejtn e z.Bushati që si një gazetar me formim majtist, të bëjë kritikën e mazhorancës pseudo socialiste të korruptuar e të bëjë opozitë edhe me opozitën e djathtë.
    Por nëse gazetarët e paskan të drejtën që të bëjnë shkrime e video për të demaskuar qeverinë e korruptuar Rama, nuk e kuptoj se ku e shef të keqen Bushati që një ish deputete e PD, intelektuale e autore librash, të bëjë një pamflet video ?
    Në videon e znj.Duma , unë nuk pashë asgjë që të mos ishte e vërtetë apo cinike.
    Janë vetëm disa nga ato kritika që ja bën Bushati thuajse përditë Ramës e po tja bëjë kritikat opozita, bëkërka mëkatin e madh të imitimit.
    Mandej nuk ka sepse kjo video e saj që mund të jetë një ide personale, duhet të anatemohet me kaq pasion si një dukuri negative e opozitës që sipas Bushatit po imiton Ramën.
    Arma e vetme e opozitës është fjala e kush kërkon ti mbyllë edhe gojën opozitës, veç i shërben Ramës.

  6. Jena bo te gjithe si loqe,japim leksione vetes dhe na duket vehtja TRim.
    Do ta bojme Krietar ose kaptinar ose kokenar por jo Kryetar
    Ham ham.
    Llogje idiotesh qe dhjesin nga frika.

  7. Ando pse nuk bo i gjo o burr. Cuni jot jeton ne nje vile 600 metra katrore te Rolling Hills me ish grune tate zonjen Avokate te Popullit. Pse nuk e strehon alesion dhe i jep edhe cunit nje shok?Ndryshimi nis nga vetja apo jo? Tregoni njihere se keni zemer se edhe ti nuk po e perdor per klikime e fitime kete lajm. Vepro qe te tregosh se je ndryshe, perkundrazi hahahahahahaha. Je sic e dime qe je.Vari trapin dmth

  8. YMER GELBAZA OR KY GREG KRISTAQ RAMA ESHTE E EDI RAMES APO KRISTAQ RAMES,TI THUA ESHTE I KRISTAQ RAMES ?? thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA BOLINO,KOL SALLAKU ,FRED PEZA DHE LORENC VANGJELI ,JANE VETEM LETRA HIGJENIKE TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  9. Duma ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar.

    Mirëpo gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme bllof ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.

  10. Ka kohe qe ky gjakprishuri Bushati, ben ca analiza as mish as peshk! Tani or Bushat, kush a ka mire e kush keq , se nga ajo qe thua ti dy palet jane te neveritshem! Si qenkan njesoj kur PD tregon te verteten dhe dhe qenqeveria ben agjit propin!!! Aaaa,,, po u ktehve si disa vjet para; qe kur kritikoje doçin, i beje paralizem me Berishen, qe dhe ky eshte njesoj si doçi! Por te gjithe e dijne se nuk eshte e vertete kjo hileja yte e “sofistkuar”! Tung tung tung!

  11. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

  12. O Bushat,mir ben moral e na flet per Dumen qe aktron e Ramen qe mashtron,e per Alesion e shkrete,po te pakten informohu kush esht Alesio e kush eshte Aureli m plak se ke nxjer foton e gabuar ketu.
    Llap nga mengjesi deri ne dark se ku gabojne te tjeret dhe nuk ja ke haberin fare per ca flet.
    Ah ske faj ti mor jo,kan faj delet qe lexojne pacavuret e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *