• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu në Tiranë, kishte bërë drogën gati për shitje

Lajme, Të fundit



Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lapraka”  është arrestuar një shtetas me inicialet O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Shtetasi O.N ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nga njoftimi i policisë është bërë me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy shtetasit me inicialet R. L. dhe E. Sh.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka dalë informacioni se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *