• |
ide | kryesore

Bejruti nuk gjen “qetësi”, flakë nga porti ku ndodhi shpërthimi masiv një muaj më parë

Planet



Një dyqan që shiste goma makinash dhe naftë ka marrë flakë në portin e Bejrutit këtë të enjte, jo më larg se një muaj pasi një shpërthim masiv shkatërroi portin dhe zonat e banuara përreth kryeqytetit libanez.

Zjarri ka nisur në fillim të portit, në pjesën më të afërt të qytetit duke bërë që gjithë zona të mbulohej nga re të dendura tymi. Nga burimet e policisë ende nuk është konfirmuar shkaku i ngjarjes. Zjarrfikësit janë përpjekur të shuajnë flakët në port, por terreni ka qënë i vështirë pasi shumë depo dhe kapanone ishin të shkatërruara.

Rreth 190 njerëz u vranë në shpërthimin e një muaji më parë dhe një pjesë e madhe e qytetit afër vendngjarjes u rrafshua. Porti u trondit në 4 gusht si rrjedhojë e një depoje të madhe me nitratit të amonit të mbajtur në gjendje të keqe për vite me rradhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *