• |
ide | kryesore

Çështja e detit/ Rama tregon bisedat që ka pasur me Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se dy herë ka diskutuar në telefon dhe 2 herë e ka takuar me delegacione homologun grek, Kiriakos Micotaqis, me të cilin sipas tij, nuk ka diskutuar asnjëherë për çështjen e detit.

“Me kryeministrin Micotaqis kam folur saktësisht dy herë. Një herë kur ai me shumë mirësi më ka marrë në telefon kur ra tërmeti dhe më ka thënë çfarë mund të bëj unë. Ka dërguar trupat me shpejtësi.

Herën e dytë, kemi folur kur jam konsultuar me të për çështjen e fazës së dytë e përballjes me Covidin. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek dhe e kam takuar ndonjëherë. Takimi i vetëm që kemi pas ka qenë në OKB dhe një takim tjetër në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje” – tha Rama. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Rama ne dabet vetem fshehu gjurmet duke akuzuar dhe ofenduar kritiket. Berisha ishte korrekt dhe ka te drejte kur e akozon per tradheti kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *