• |
ide | kryesore

Covid-19/ 2 Viktima dhe 156 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. Nga hetimi epidemiologjik i 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 156 persona pozitivë me koronavirus ne vend.  2 pacientë, një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana, nuk e fituan dot betejën me sëmundjen. Numri me i lartë i të prekurve nga virusi është shënuar në Tiranë, ndërsa pasojnë qytetet e Durrësit dhe Shkodrës.

Nga njoftimi i ministrisë bëhet me dije se numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, ka arritur në 188 persona. 20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *