• |
ide | kryesore

“Do jem gjithnjë aty me ty e familjen tënde”: Henderson shkruan letrën emocionuese për shokun e larguar nga Liverpool

-Instant, Sport



Vite beteja të përjetuara së bashku. Humbje e, për fat, edhe shumë fitore, sidomos në vitet e fundit. Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson nuk e harron Dejan Lovren, mbrojtësin e qendrës që i dha lamtumirën Reds në javët e kaluara për të kaluar tek Zenit San Petersburg. E si mënyrën më të mirë ka menduar një letër prekëse…

Ashtu si ka treguar mbrojtësi kroat në Instagram stories, kapiteni i Liverpool ka patur një mendim special për ish-shokun e skuadrës. Një letër e gjatë me domethënie të madhe e edhe një të vecantë, një kopie të trofeut të Premier League fituar në këtë sezon nga Reds. “Èshtë e pamundur të imagjinosh Liverpool pa ty e, sinqerisht, vazhdoj të mos e besoj se u largove e nuk do të kthehesh”, lexohet në mesazhin e dërguar nga Henderson për Lovren. “Ishe një figurë domethënëse në skuadrën tonë e një nga lojtarët më me influencë, na ke ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi: fitues e kampionë. Të jam thellësisht mirënjohës e do jem gjithnjë aty me ty e familjen tënde nëse keni nevojë për dicka. Fat të mbarë për të ardhmen e kujto: ke gjithnjë vëllezër në Liverpool”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *