• |
ide | kryesore

Erdhi si kampion tek Inter, Godin përfundon tek… Cagliari

-Instant, Sport



Diego Godin është shumë pranë largimit nga Inter. Mbrojtësi uruguajan është gati të kalojë tek Cagliari me titull përfundimtar e falas, duke përshëndetur klubin zikaltër pas vetëm një sezoni. Godin, që nuk pati kurrë raportin idilik me Conte, ishte afruar me disa klube në javët e kaluara, mes të cilëve Rennes, por klubi i Giulinit duket se ka djegur konkurencën. Lamtumira e qendërmbrojtësit do ti lejojë Interit të kursejë dy vjet paga nga 5 milionë në sezon (kontrata e tij skadonte në 2022), para që do të riinvestohen për një tjetër mbrojtës: Darmian është në majë të preferencave.

Presidenti kuqeblu kishte mbërritur në selinë e Inter të mërkurën, zyrtarisht për të diskutuar rikthimin në Sardenjë të Nainggolan. Tratativa për belgun, si deklaroi vetë Giulini, nuk kishte shkuar mirë por u kap rasti për të ndërtuar një tjetër, po aq të rëndësishme.

Në vitin e parë e të vetëm në Milano, Godin koleksionoi 36 prezenca e dy gola, mes të cilëve ai në finalen e Europa League, por në pjesën e dytë të sezonit Conte shpesh preferoi të riun Bastoni përpara tij. Tani karriera e mbrojtësit ekspert do të rifillojë në Sardenjë, vendlindja e gruas së tij, Sofia Herrera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *